Fundoset anija në Filipine, të paktën 36 persona të vdekur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Së paku 36 persona kanë humbur jetën gjatë fundosjes së një anije me 173 pasagjerë në afërsi të qytetit Ormoc në provincën Leyte në Filipine.
Anija me motor u fundos vetëm 200 metra nga porti ku duhej të zbarkonte. Mediat lokale raportojnë se kanë vdekur së paku 36 persona, ndërkohë që janë zhdukur së paku 19 të tjerë.
Zëdhënësi i Rojës bregdetare në Filipine, Armand Balilo ka deklaruar se anija u përmbys në afërsi të bregut rreth orës 12.50 sipas hokës lokale duke u fundosur në det për një kohë të shkurtër.
Një prej pasagjerëve të mbijetuar tha se anija ishte ngarkuar me qindra qese të çimentos dhe oriz.
Operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar.