Gazpromi konfirmon bisedat me Beogradin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kompania shtetërore ruse e gazit, Gazprom, ka biseduar me Serbinë për zgjatjen e gazsjellësit Rrjedha Turke, ka deklaruar zëvendës-kryetari i Bordit drejtues të Kompanisë, Aleksandër Medvedev.
“Çfarë mendoni, se kemi pirë raki të kumbullës në Beograd?”, tha Medvedev, duke ju përgjigjur pyetjes së një gazetari se a ka biseduar Gazprom me Serbinë për zgjatjen e Rrjedhës Turke.
Ai më tutje tha se kompania me klientët e saj në Evropë nuk zhvillon negociata për ndërrimin e pikës së dorëzimit të gazit.
Duke u përgjigjur në pyetjen se për ç’arsye pika e dorëzimit të gazit në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë është më e mirë se ajo në kufi me Ukrainën, Medvedev u përgjigj se pika e parë është më afër tregut.
Në fillim të majit, Gazprom dha urdhrin për fillimin e punimeve për ndërtimin e Rrjedhës Turke. Punë-kryesi ka pritur këtë instruksion që nga 1 dhjetori i vitit të kaluar, kur Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se Moska heq dorë nga realizimi i projektit Rrjedha Jugore dhe se në vend të tij do të realizohet projekti Rrjedha turke./21Media/