Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila priti xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova. Sportistet janë nderuar me mirënjohje të vecanta, për sukseset e tyre, sidomos atw tw fundit tw Nora Gjakovës që u stolis me medalje të bronztë në Lojërat Evropiane. Me mirënjohje për përkushtimin në punë me të rinjtë dhe për sukseset e arritura, Kusari- Lila nderoi edhe trajnerin Driton Kuka.Më pas, xhudistet Kelmendi dhe Gjakova, kanë mbajtur një takim me nxënës të shkollave fillore të Gjakovës. Xhudistet dhe trajneri Kuka u thanë të rinjve se duhet të ndjekin ëndrrën e tyre. Ata në fund kanë falënderuar kryetaren Mimoza Kusari- Lila, për pritjen e ngrohtë./ 21 Media

