Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Enver Hoxhaj po qëndron në Berlin ku ka takuar një numër të deputetëve të Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së.
Hoxhaj në takimin me Roderich Kiesewetter, Franz Josef Jung, deputet dhe ish ministër i mbrojtjes, Thorsten Frey, deputet dhe Hans Joachim Falenski këshilltar në CDU, ka folur për procesin e integrimit evropian të Kosovës e veçmas nënshkrimin në qershor të MSA-së dhe caktimin e një date se kur qytetarët mund të lëvizin lirshëm pa viza, njofton kumtesa e MPJ-së.
“Gjermania vazhdon të mbetet partneri më i rëndësishëm i Kosovës në rrugën për integrim në BE. Ky angazhim u konfirmua edhe në takimin që zhvillova me kolegët gjermanë në Bundestag. Biseduam për MSA-në e veçmas për vizat ku theksova se qytetarët e Kosovës janë më të diskriminuarit për shkak të mos udhëtimit. Po ashtu, diskutuam edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, në rajon dhe marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani”, ka thënë Hoxhaj.
Më tej, ish- ministri i Jashtëm i Kosovës ka diskutuar edhe për dialogun Kosovë –Serbi.
