Marko Gjuriq, shef i ekipit negocius i Serbisë në bisedimet me Prishtinën, ka kundërshtuar se “Kosova ka marr prefiks – numrin thirrrës ndërkombëtar përmes Austrisë”.
Gjuriq për B92 ka deklaruar se këtë numër mund ta marr me lejen e Serbisë “si rajon gjeografik në kuadër të Serbisë”.
Ai ka shtuar se për këtë arsye ka dërguar një notë të rreptë protestë ndërmjetësuesve në dialog dhe ka kërkuar nga Prishtina që të mos lansojë, siç ka thënë ai, gënjeshtra.
