Analisti Mersel Bilalli ka komentuar qeverinë e Nikola Gruevskit në Maqedoni, e cila, sipas tij, ka nxitur rininë që të lëshojë vendin për një perspektivë më të mirë dikund tjetër.
“Gjysmë milion të rinj janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, pasi që rilindja në njëqind hapa bëri që ato të ecin në mërgim, sepse gjithandej në vend të huaj ka qenë më mirë në se në vendin e tyre”, ka thënë Bilalli, transmeton Zhurnal.mk.
“Këtu numri i ditëve të lumtura për njeriun e thjeshtë mund të jetë vetëm ëndërr”.
“Njerëzit do të qanin kur të lexonin në milion pllaka se si disa fëmijë kanë lindur në Maqedoni e kanë vdekur nuk dihet se ku”.
“E gjithë kjo për shkak të nevojës që e ka një familje e sëmurë për pasuri”.
