​Gruevski dhe Zaev kanë afat për marrëveshje deri në ora 17?

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zgjidhje e krizës politike është qëllimi i takimit të sotëm dhe shpresojmë se përpjekjet e Brukselit zyrtar shkojnë në atë drejtim, ka thënë zëdhënësja e komisarit Han, Maja Kocijançiç.
“Mbledhja po vijon dhe tani për tani nuk mund të jap detaje. Si që dihet ky nuk është takimi i parë mes liderëve politik të Maqedonisë me komisarin Han, por vazhdimësi e atyre që u mbajtën më parë, ndërsa e fundit ishte mbajtur në Shkup ku Han tha se shumë çështje janë diskutuar, por se duhet edhe shumë të shqyrtohen”, ka thënë Kocijançiç, njoftojnë mediat maqedonase.
Ndërkohë, sipas paralajmërimeve, takimi mes liderëve duhet të përfundojë në ora 17, pasi Han sipas agjendës ka takime tjera.