Pasi kanë hyrë nga dritarja e apartamentit dhe kanë marrë ç’kanë mundur, ndërsa pronarët ishin në gjumë, burri në krevat, ndërsa gruaja në divan, hajdutët janë treguar “zotërinj të vërtetë”, duke dhënë edhe komplimente për zonjën e shtëpisë. Ata i kanë lënë një mesazh në telefon asaj ku i shkruanin: “Je shumë e bukur kur fle… nga hajdutët”.
Ngjarja ka ndodhur më 14 korrik në Vicenca të Italisë, ku hajdutët kanë hyrë duke përfituar nga dritarja e hapur për shkak të vapës. Duke mos gjetur asgjë me vlerë, hajdutët janë kënaqur me çfarë ka pasur brenda 2 portofolave.
