Haliti: Nuk ka prova që Gjykata Speciale t’i dënojë ish-ushtarët e UÇK-së(Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti, thotë se mbajtja e seancës për votimin e Gjykatës Speciale pa i siguruar votat e deputetëve të PDK-së do të ishte dështim i dytë. Në një intervistë për RTV21, Haliti thotë se deputetët e PDK-së duhet t’iu binden vendimeve të partisë. Nuk përjashtoi mundësinë që disa prej tyre të ndërrojnë qëndrim. Më tutje Haliti thotë se me Gjykatën Speciale duhet t’i jepet fund akuzave siç i quajti makabre ndaj krimeve të pretenduara të UÇK-së./21Media