Hapet ekspozita për masakrën e kryer nga Anders Breivik

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Katër vjet pas sulmit të ndërmarrë nga Anders Breivik, sot në Norvegji u hap një ekspozitë dedikuar kësaj tragjedie, për të cilën disa mendojnë se mund të shndërrohet në një ngjarje, e cila mund të ndikojë në lartësimin e vrasësit masiv.
Kjo ekspozitë ka nxitur kundërthënie, pasi që në të janë ekspozuar edhe disa gjësende, të cilat Breivik i ka përdorur gjatë sulmit.
Ky ekstremist i djathtë vrau 77 persona, në krimin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në Norvegji në kohë të pas, me arsyetimin se po lufton multikulturalizmin dhe invadimin mysliman të vendit.
Ekspozita e përkohshme është hapur në katin e parë të kompleksit qeveritar në Oslo, të cilin Breivik e sulmoi me autobombë.
Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, tha se kjo qendër informative ka për qëllim që të parandaloi urrejtjen, dhunën dhe terrorizmin.
Më 22 korrik të vitit 2011, Breivik aktivizoi një autobombë në afërsi të kompleksit qeveritar dhe zyrës së Kryeministrit, e që atëbotë ishte Jens Stoltenberg, sekretari aktual i përgjithshëm i NATO-s. Si pasojë e këtij sulmi u vranë tetë persona. Më pas, ai sulmoi me armë zjarri një tubim të rinisë së Partisë Laburiste në ishullin Utoja, duke vrarë 69 persona, shumica prej tyre të rinj. Breivik, i cili kurrë nuk është penduar për veprën e tij, aktualisht është duke e vuajtur dënimin më 21 vjet burg, i cili mund të vazhdohet deri në pafundësi, nëse ai cilësohet si kërcënim./21Media