Filmi “Heroi”, merr çmimin e 11 ndërkombëtar, ku kësaj radhe është vlerësuar me çmimin Best Features Fiction, në kategorinë e filmit të gjatë në Festivalin Ndërkombëtar “12 Month”, në Rumani.Regjisori i filmit, Luan Kryeziu tregoi se çdo çmim dhe vlerësim i filmit në konkurrencë ndërkombëtar ka rëndësi të madhe si në aspektin afirmativ të kulturës dhe kinematografisë, ashtu edhe për vet artistët.
“Festivali si ky në Rumani dhe në vendet e tjera sllave kanë humbë rëndësinë e tyre, në takimet që kam pasur me krijues të vendeve sllave ata dëshmojnë se janë në gjendje shumë të rëndë dhe pa përkrahje. Festivalet ndërkombëtare përveç prezantimit të punës sonë, ato krijojnë mundësi bashkëpunimi dhe njohje për krijuesit tanë”, tha ndër të tjera ai, duke vazhduar të tregoj se ky film së fundmi ishte në konkurrencë zyrtare në Cay Film Festival, konkurrencë kjo me artistët kulminant, ku sipas Kryeziut disa nga ta kishin edhe çmime OSCAR të fituara, prandaj ai theksoi se çdo filmbërës duhet orientuar drejt shteteve që kanë potencial zhvillimor dhe bashkëpunues.
“Heroi”, pas këtij çmimi ka një varg festivalesh të tjera ku do të marrë pjesë, ndër to janë: ACE Johlum International Film Festival në Indi, Mostra International Film Festival MIA në Brazil, Frame By Sound International Film Festival në Santo Domingo, Colortape International Film Festival në Australi, Ballkan Film Food Festival, Timamu Africa Film Festival, Sao Tome FilmFest në Afrike, Color International Film Festival në Indi, e shumë të tjerë,transmeton Kultplus.com
Ndërsa me 25 korrik “Heroi”, do të hapë festivalin në Preshevë, ku edhe këtu do të jetë në konkurrencë.
