Banorja më e fundit e botës virtuale të Instagramit është Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
67-vjeçarja nuk i ka rezistuar dot më tundimit të përfshirjes në këtë rrjet social, por fotot e kandidates demokrate nuk u përkasin takimeve të saj politike, as jetës private. Fotoja e saj e parë është një copëz nga gardëroba e saj dhe disa veshje të varura, simboli i së cilës qëndron te ngjyrat e veshjeve: blu, e kuqe dhe e bardhë. Një zgjedhje e vështirë, siç e quan Clinton, zgjedhjen mes tri ngjyrave.
Numri i ndjekësve, po rritet më hapa shumë të shpejtë, vetëm brenda dy orëve pas postimit të saj të parë, Clinton regjistroi më shumë së 19 mijë ndjekës.

