Hiqen dyshimet për eksploziv në barkën e fundosur në Badovc

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Të hënën, ekipi i zjarrfikësve të Prishtinës, së bashku me zhytësit e klubit “Prishtina”, njësitë policore por edhe zyrtarë të ujësjellësit rajonal “Prishtina”, kanë shkuar te liqeni dhe kanë bërë kërkimet. Ajo që rezultoi pas dy orë zhytjeje ishte nxjerrja e një barke të fundosur afër pendës së liqenit, konkretisht tek shtylla e tretë e ndriçimit, e cila rezultoi të jetë e thatë.
Bëhet e ditur se konfirmimin për dyshimet se në barkën e fundosur mund të ketë pasur eksploziv e ka dhënë të hënën komandanti i zjarrfikësve në rajonin e Prishtinës, e që ka mbikëqyrur aksionet e kërkimeve, Latif Zeka.
Ai ka bërë të ditur se Policia kishte kërkuar që të dërgohet një ekip të shtunën, por meqë zhytësit e klubit “Prishtina” nuk kanë qenë në Kosovë, kërkimet janë zhvendosur për në fillim të kësaj jave…