Hungarezët mbështesin ngritjen e rrethojës në kufi me Serbinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pjesa më e madhe e qytetarëve të Hungarisë mbështesin vendimin e Qeverisë së tyre për ngritjen e rrethojës në brezin kufitar me Serbinë, dëshmoi rezultati i anketës më të re, të bërë nga Agjencia për hulumtimin e opinionit publik, Sazaveg.
Sipas rezultatit të anketës, 61 për qind e të anketuarve mbështetën vendimin për ngritjen e rrethojës së përkohshme, me qëllim të ndaljes së valës së imigrantëve ilegal.
27 për qind e të anketuarve u shprehën kundër, ndërsa 12 për qind e të anketuarve nuk u përgjigjën fare.
Anketa dëshmoi se qëndrimi i të anketuarve për rrethojën në masë të madhe varët nga preferencat e tyre politike.
Për ndërtimin e rrethojës u shprehën kryesisht ata të cilët cilësuan vetën si të djathtë apo mbështetës të partive të qendrës, ndërsa vetëm 32 për qind e të anketuarve, të cilët cilësuan vetën si të majtë, u shprehën në favor të rrethojës.
Të martën, Qeveria e Hungarisë vendosi që përgjatë brezit kufitar me Serbinë, me gjatësi 175 kilometra, të vendosen dy lloj rrethojash dhe që të dyja do të jenë në përputhje me standardet e kërkuara nga NATO.
Që nga fillimi i këtij viti, në Hungari kanë hyrë 90 mijë imigrantë, ndërsa pritet që deri në fund të vitit numri i tyre mund të ngritët deri në 300 mijë, që është shifër dyfish më e lartë se në parashikimet e mëhershme./21Media