Irak:ISIS vret me bombë 86 persona

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një makinë-bombë ka lënë të vdekur 86 vetë, ndërsa ka plagosur rreth 120 të tjerë në njërin prej tregjeve të qytetit Khan Bani Saad në Irak.
Lajmi është konfirmuar nga policia, ndërsa përgjegjësinë e sulmit e ka marrë ISIS, që përmes një deklarate ka treguar se njëri prej anëtarëve të tyre ka shpërthyer tre tonë eksplozivë. Shpërthimi ka qenë aq i fortë, sa ka shkatërruar edhe disa ndërtesa.
Pas këtij sulmi, autoritetet lokale kanë shpallur tri ditë zie, ndërsa kanë anuluar të gjitha aktivitetet festive për nder të Fitër Bajramit.