Ish- Miss Bosnja akuzohet për 5 vrasje dhe milona euro grabitje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Autoritetet në Kroaci kanë arrestuar ish- Miss Bosnjën, pasi akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal, vrasjen e të paktën 5 personave, si dhe grabitje që kapin vlerën e 4.5 milionë eurove.
Slobodanka Toshiçi 29 vjeç u arrestua në Kroaci dhe u ekstradua në Bosnjë, vend i cili kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar. Ajo ka ikur nga Bosnja dhe Hercegovina që nga fillimi i gjykimit të saj në prill të vitit 2014, ndërsa është një nga personat e akuzuar për rastin ‘Kukulla’.
Toshiçi njihet si ish e dashura e Darko Elez-it i cili gjithashtu është i akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera penale në Bosnjë dhe Serbi.