Izraeli ka testuar eksplozivët me pëmbajtje bërthamore

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ushtria izraelite ka testuar eksplozivët me përmbajtje bërthamore në një strukturë ushtarake të mbyllur në shkretëtirën Negev në jug të vendit.
Gazeta izraelite “Haaretz” raporton se testimi kryhet si një lloj stërvitjeje për mbrojtje në rast se armiku kryen sulme radioaktive në territorin e Izraelit.
I njëjti burim njofton se testi i shpërthimit me materiale nukleare është kryer në një kompleks të mbyllur dhe se pas tij nuk ka pasur përhapje të grimcave radioaktive jashtë zonave të luftës në shkretëtirën Negev.
Burimi gjithashtu shpjegoi se gjatë ushtrimeve ushtarake janë aktivizuar 20 mjete shpërthyese me materiale bërthamore nga 250 gram deri në 25 kilogramë secila.
Paralelisht, mediat lokale raportuan se ushtria izraelite ka kryer dhe një provë të quajtur “Shtëpia e Kuqe”, e cila është një lloj stërvitjeje në rastin se grupet radikale kryejnë sulme radioaktive në qendrat tregtare apo të ngjashme mjediseve të mbyllura të mbipopulluara.
Izraeli i cili njihet si një nga kritikët më të zëshëm të zhvillimit të programeve bërthamore në Iran është kritikuar për zhvillimin e fshehtë të një arsenal bërthamor edhe pse ky shtet është nënshkrues i Marrëveshjes Ndërkombëtare për Ndalimin e përdorimit të armëve bërthamore (NPT).
Ekspertët vendorë thonë se Izraeli ka rreth 100 deri 200 raketa me mbushje bërthamore.