Duket sikur besimin islam e identifikon tradita, në fakt ka shumë të rinj të përkushtuar dhe të devotshëm deri në sakrificën e agjërimit, çka është një praktikë shumë e fortë për këdo që e merr përsipër dhe beson në të.
Por kohët e fundit janë të shumtë personazhet publik, të cilët kanë shfaqur këtë anë të tyren të panjohur më parë.
Përfaqësuesja e fundit e Shqipërisë në Eurovision, Elhaida Dani është besimtare muslimane dhe sipas këngëtares eksperienca më e bukur në muzikë ka qenë kur ka kënduar e mbuluar. “Kam qenë e ftuar në një aktivitet në teatrin “Migjeni”, të realizuar nga Medreseja e Shkodrës. Kur më kontaktuan për të marrë pjesë në këtë aktivitet, sigurisht që pranova menjëherë dhe një kusht i këtij aktiviteti ishte të mbulohesha gjatë performancës. Ka qenë një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar deri më sot, pasi mendoj se kjo eksperiencë më ka sjell edhe shumë fat”- është shprehur dikur Elhaida.
Këngëtari i mirënjohur, Sidrit Bejleri është një tjetër emër i njohur që nuk e fsheh asnjëherë përkushimin dhe devotshmërinë ndaj besimit islam madje ai është besimtar prej disa vitesh.
Nuk është hera e parë që këngëtari nga Shkupi, Shpat Kasapi agjëron. Prej disa vitesh Shpati është i përkushtuar ndaj muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në mesin e personazhe publike që agjërojnë është edhe edhe aktori i show të humorit “Portokalli”, Marin Orhanasi i cili është një besimtar i devotshëm dhe ndaj edhe këtë vit nuk ka hequr dorë nga agjërimi.

