Janeva publikoi listën me 14 kandidatë për ndihmës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shkup, 30 shtator, 2015 (MIA) – Prokurorja speciale publike Katica Janeva sot prezantoi listën me 14 kandidatë për ndihmës së saj.
Në listën e prokurorëve publik janë Lile Stefanovska, Fatime Fetai,  Artan Ajro, Bajram Rustemi, Gavrill Bubevski, Darko Jakimovski, Elizabeta Jakimovska, Lejla Kadriu, Lençe Ristovska,  Lubomir Lape, Mare Gjorgjieva, Snezhana Bundalevska Stefço Donçev dhe Trajçe Pelivanov.
Kandidatët janë kryesisht nga Kumanova, Tetova dhe Shkupi, dhe një është nga Prokuroria për krim të organizuar.
Lista është dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve Publikë të Maqedonisë.
Duke prezantuar zgjedhjen e vet Janeva sot shfaqi shpresë se ata së shpejti do të pranohen nga Këshilli i Prokurorëve Publikë të Maqedonisë që të munden të punojnë me sukses.
“Bëhet fjalë për gjithsej 14 prokurorë publik së bashku me mua 15. Në rastin konkret bëhet fjalë për profesionistë të shquar të cilët gëzojnë besimin dhe reputacion të lartë. Numri i prokurorëve publik e cila është propozuar është e domosdoshme për funksionimin e suksesshëm të Prokurorisë Publike Speciale”, tha Janeva.
Shpresoj,  tha Janeva, se Këshilli i Prokurorëve Publikë, duke pasur parasysh afatet kohore të shkurtra për themelimin e ekipit në Zyrën e Prokurorit Publik të veçantë do të konfirmojë besimin në prokurorët publikë të propozuar.
Prokuror special publik dhe ekipi do ti shqyrtojnë rastet që do të dalin nga dhe janë të lidhura me përgjimin e paligjshëm.