Ka arritur në 66 numri i njerëzve që kanë vdekur nga konsumimi i alkoolit të prishur, në Mumbai të Indisë.
Viktimat e para janë regjistruar qysh të enjten. Policia tha sot se ka arrestuar gjashtë shitës të paligjshëm të alkoolit. Vdekjet nga alkooli i paligjshëm janë të shpeshta në Indi, pasi të varfrit nuk mund t’i përballojnë pijet e licencuara./ 21MEDIA
