Në Librarinë e Çarshisë në Shkup supozohet se mbrëmë ka ndodhur incident. Sipas portalit “Libertas” , i cili thirret në dëshmitarë të rastit, Bilgin Hajredini ka sulmuar drejtorin e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” Shaip Zeneli, kurse shkas i zënkës ka qenë bojkotimi i nxënësve të shkollës së mesme të kimisë “Marija Kiri Sllovodovska”, në të cilën vetëm para disa muajve Hajredini ka qenë zëvendës – drejtor. Pas zënkës, thuhet se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Të kontaktuar nga TV21, Hajredini dhe Zeneli thonë se këto shkrime nuk janë të vërteta. Kurse drejtori i shkollës Zendeli tha se është më mirë që ne të merremi me problemet në arsim, se sa me shkrime të pavërteta.
“Po të kishte ndodhur a do ishim bashkë ne sot? Portalet e përhapen, ja filloi me “Libertasin” pastaj edhe portalet tjera. Nuk e di kush e ka bërë, qysh e ka bërë. D.m.th u qoftë për nder. Bilginin e kam pasur nxënës, tash jemi kolegë, kemi bashkëpunim, edhe sot jemi takuar për të biseduar për bashkëpunimet e mëtutjeshme . S’ka lidhje “, deklaroi për TV 21 Shaip Zeneli
TV 21 pyeti z. Zeneli se si është e mundur që lajmi u shpërnda aq shpejtë. Sipas tij, kjo është pasojë e situatës në vend. “Situata është e tillë, koha është e tillë, mezi pritet, këta portalet janë … A mbajnë përgjegjësi para dikujt?”, pyet Zeneli. Ai nuk prapëseprapë theksoi se nuk planifikon të padisë portalet për spekulimet.
Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nuk është paraqitur asnjë rast që ka ndodhur në Çarshinë të Shkupit.
