Kosova ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e fundit të Kampionatit Evropian U20, Divizioni B që po zhvillohet në Hungari.
Këtë herë Kosovën e mposhti Zvicra me rezultat 81:59.
Humbja e Kosovës e renditi përfaqësuesen e re në pozitën e 14-të në renditjen përfundimtare të Kampionatit.
Evropiani U20 përfundon me ceremoninë përmbyllëse që zhvillohet pas finales ndërmjet Suedisë dhe Finlandës, që fillon në ora 20:15.
