Nga 1 tetori të gjithë ata që kanë fituar statusin e veteranit luftëtarë do të mund të aplikojnë për t’i realizuar beneficionet.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi njoftoi kabinetin qeveritar se ka aprovuar udhëzimin administrativ për aplikim për pensionin e veteranit luftëtarë. Ai po ashtu tha se pagesa do të filloj të realizohet nga data e aplikimit që është 1 tetori.
Ndërsa me propozimin e kryeministrit edhe veteranët nën moshën 35 vjeçare do të marrin pensionin prej 170 euro, e jo 130 siç ishte marr vendim në mbledhjen e kaluar të Qeverisë./ 21 Media
