Shoferët e kamionëve, të zemëruar me pritjet e gjata në kufirin e Kroacisë me Serbinë, mbrëmë vonë e kanë bllokuar trafikun në autostradën më të madhe ndërmjet dy vendeve. Kjo bllokadë u bë në periudhën kur të dy vendet janë të ballafaquara me fluksin e madh të imigrantëve nga Lindja e Afërt, Afrika dhe Azia, që udhëtojnë për në shtetet perëndimore të Evropës.
