“Unë e kam thirrur në telefon ministrin e Drejtësisë të Sllovenisë Goran Klemençiq dhe kemi komunikuar disa herë me të për rastin (e Ramush Haradinajt), ku kam kërkuar qe të trajtohet shpejt dhe të cilësohet politike kërkesa e Serbisë ne mënyrë që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë”.
Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë i Kosovës Hajredin Kuçi, i cili shtoi se gjatë kontakteve me palën sllovene po ashtu ka theksuar se “ky rast ndikon edhe në raportet në mes dy vendeve“.
Në kërkim të zgjidhjes së shpejtë të rastit, Kuçi ka kontaktuar edhe ambasadorin e Kosovës në Slloveni Nexhmi Rexhepin.
