Kur bie shi në Prishtinë, rrugët bëhen lumenj (FOTO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mjafton që Prishtina të përfshihet edhe nga të reshurat më të vogla dhe rrugët e ketij qyteti të përmbyten me ujë.
Kështu ndodhi edhe sot pasdite. Gati çdo rrugë në Prishtinë është vërshuar nga shiu. Pusetat nuk po mund ta durojnë intensitetin e të reshurave.
Është rruga “Agim Ramadani” e cila në disa vende është mbushur me ujë dhe ka vështirësuar kalimin, e po ashtu hiq më mirë nuk është as “Rruga B”.