Retorikë e ashpër në seancën e sotme të Kuvendit për Ligjin për furnizime publike, në të cilën u votuan disa propozim-ligje në leximin e parë. Opozita konsideron se me krijimin e Këshillit për furnizime publike, jashtë suazave të Byrosë aktuale për furnizime publike, pushteti e manipulon Marrëveshjen e Përzhinos për qëllime parazgjedhore.
Për opozitën, krijimi i Këshillit për furnizime publike jashtë suazave të Byrosë aktuale për furnizime publike, paraqet një zgjidhje me të cilën luhet me Marrëveshjen e Përzhinos për aktivitete parazgjedhore të pushtetit. Me faktin se anëtarët e këshillit do t’i propozonte ministria kompetente, që jep raport një herë në vit para Qeverisë dhe jo para Kuvendit, ky organ nuk do t’i jepte rezultatet e pritshme, konsiderojnë nga LSDM-ja. „Ky ligj do të hyjë në fuqi nga data 1 qershor 2016. Nga kjo del se qëllimet tuaja për furnizime publike transparente nuk janë të ndershme. Mendoj se në këtë mënyrë dëshironi të manipuloni me Marrëveshjen e Përzhinos dhe të menaxhoni me furnizimet publike, ashtu siç keni nevojë në periudhën parazgjedhore”, tha Petre Shilegov, deputet i LSDM-së
Aga anën tjetër, deputetët e partisë qeverisëse me përgjigje: në mungesë të konceptit, LSDM-ja vetëm kritikon. “Dëshiroj t’ju pyes si është strategjia e LSDM-së në pjesën e furnizimeve publike dhe se si ju do t’u ndihmoni biznesmenëve në fushën e realizimit të furnizimeve publike. Për fat të keq, sot dëgjuam edhe një tjetër cirk tuajin”, tha Krsto Mukoski i VMRO-DPMNE-së
Edhe pse LSDM-ja opozitare nuk i mbështeti ndryshimet e këtij ligji, ato megjithatë u aprovuan nga shumica e deputetëve.
Gabriela Dimkoviq-Mishevska
