Shkup, 30 shtator 2015 (MIA) – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në vazhdimin e ri të seancës së 67-të pranoi ndryshime të disa vendimeve ligjore në lexim të parë dhe i ka paraqitur në procedurë të mëtutjeshme.
Në lexim të parë, mbështetje kanë marrë ndryshimet e Ligjit për furnizime publike, të Ligjit për shpronësim, të Ligjit për parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, të Ligjit për taksa administrative dhe ndryshimet Ligjit për buxhetet.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave Zoran Stavreski, ndryshimet e Ligjit për buxhetet kanë të bëjnë për të gjithë shfrytëzuesit buxhetor dhe disa duhet të autorizohen për të kryer kontroll.
Ai shtoi se vendim të tillë ligjor ka në të gjitha shtetet evropiane i cili funksionin në mënyrë identike.
Në debatin për ndryshimet e këtij ligji, pozita vlerësoi se bëhet fjalë për vendim të palogjikshëm dhe se është e paqartë si do të funksionojë sistemi i kontrollit të buxheteve. Marijanço Nikollov nga LSDM-ja kërkoi që vendim ligjor të tërhiqet.
Deputetët e filluan debatin me ndryshimet e Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale në lexim të parë.
Zëvendëskryeministri Stavreski tha se ndryshimet e Ligjit në pjesën e huamarrjes paraqesin harmonizim me Ligjin për debinë publike ku është saktësuar sa guxon të arrijë debia e çdo komune.
“Me këtë ligj nuk ka kurrfarë ndryshimi, përveç harmonizimit me Ligjin për debi publike”, potencoi zëvendëskryeministri Stavreski.
Pançe Orcev nga LSDM-ja tha se ligjin nuk do ta mbështesin dhe se tani komuna më të lehtë do të kenë mundësi që të huazojnë.
Debati për ndryshimet e këtij ligji vazhdon pas pauzës së rregullt njëorëshe.
