Liderët në takimet në sesionin e 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk arritën të zgjidhin mosmarrëveshjen mbi Sirinë. Liderët të cilët kanë theksuar se problematika kërkon zgjidhje politike në çështjen e Bashar al Asadit nuk kanë mundur të arrijnë konsensus, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimet e përgjithshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shpresa për të gjetur një zgjidhje diplomatike ndaj krizës së Sirisë e cila për 4 vite ka shkaktuar humbjen e jetëve të më shumë se 250 mijë personave nuk u bë e mundur që të vihej në zbatim, ku edhe pritshmëritë e liderëve në OKB për të gjetur një rrugë të përbashkët dhe konsensus për zgjidhjen nuk mundën të realizoheshin.
Presidenti amerikan, Barack Obama në fjalimin e tij ditën e parë duke theksuar se Asadi “është një tiran që sulmon me bomba fuçi fëmijët e pafajshëm” tha se: “Për të zgjidhur problematikën në Siri ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo vend duke përfshirë edhe Rusinë dhe Iranin. Pas këtyre gjakderdhjeve dhe masakrave ne duhet të pranojmë se nuk mund të kthehemi në statusin e para luftës”.
Ndërsa Presidenti rus, Vladimir Putin në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme duke kërkuar se Asadit duhet ndihmuar u shpreh se: “Ndaj grupeve që luftojnë me terrorizmin në Irak dhe Siri japim mbështetje ushtarake dhe teknike. Është një gabim i madh të mos bashkëpunosh me qeverinë dhe ushtrinë e Sirisë e cila përballet me terrorizmin. Ushtria e Asadit dhe milicët kurdë janë ato që po luftojnë me të vërtetë me DAESH-in dhe grupet e tjera terroriste”.
Dy liderët në orët e mbrëmjes kanë kryer një takim rreth 1 orë e gjysmë në Kombet e Bashkuara. Burimet e Shtëpisë së Bardhë pas këtij takimi kanë theksuar se në thelb dy palët kanë mendime të ndryshme rreth rrolit të presidentit të Sirisë Bashar Asadit në lidhje me përfundimin e luftës në çështjen e Sirisë.
