​Lirohet Haradinaj

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është i lirë, njoftuan  burime nga Ministria e Jashtme e Kosovës.
Burimet e njëjta bëjnë me dije se në këto momente Haradinaj po zhvillon një takim në Ambasadën e Kosovës në Lubjanë.
Lajmin për lirimin e Haradinajt e konfirmoi, në një pres-konferencë të jashtëzakonshme të para pak çasteve Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini, i cili tha se dokumentet e Hardinajt ende i mban gjykata kompetente sllovene dhe nuk do t’ia dorëzojë deri në marrjen e një vendimi, që pritet të ndodhë nesër.
AAK kërkoi nga Qeveria e Republikës së Kosovës që për rastin të reagojë zyrtarisht te Qeveria, ngase, siç tha Gjini, kjo është një fyerje, jo për Haradinajn dhe AAK-në, porse për shtetin e Kosovës.
Hardinaj sot u ndalua në aeroportin e kryeqytetit të Sllovenisë në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga Serbia.