Luftë për qeveri kalimtare!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Burime diplomatike të cilat i ndjekin bisedimet në Bruksel, pohojnë se në tavolinë është hedhur propozimi për qeveri teknike dhe tërheqjen e Nikolla Gruevskit nga pozita e kryeministrit edhe atë tre muaj para muajit prill 2016, atëherë kur duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare të parakohshme.
Në këtë propozim ka edhe ofertë i cili thotë se ndikimi i Gruevskit në këtë periudhë parazgjedhore do të ishte minimal pa detaje.
Burimi i njëjtë pohon se të dy palët fuqishëm qëndrojnë në pozitat e tyre. Sipas këtyre informacioneve, Johanes Han insiston që sonte të arrihet marrëveshje dhe e njëjta të fillojë të zbatohet sa më shpejtë/zhurnal