Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dëgruar sonte një telegram urimi dy klubeve të futbollit gjilanas, KF “Drita” dhe KF “Gjilani”, me rastin e fitoreve të sotme, me ç’rast “Drita” mbeti në Superligë, derisa Gjilani iu rikthye Superligëse Kosovës. Në telegram thuhet:
“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar me fitoret e dy klubeve gjilanase të futbollit, KF “Drita” dhe KF “Gjilani”, dhe tash e tutje do t’ishohim dy ekipet në Superligën e Kosovës.
Më lejoni që në emër të qytetarëve të Komunës së Gjilanit të uroj udhëheqësinë e dy klubeve dhe lojtarët për këtë sukses të madh dhe t’ipërgëzoj pë rangazhim të jashtëzakonshëm për të arritur këtë objektiv.
Me “Dritën” dhe “Gjilanin”të gjithë jemi krenarë.Ju me sukseset dhe per formancat tuaja, e keni bërë Gjilanin qëtëidentifikohet si Qytet i Futbollit.
Zotohem se të dyklubet do ta kenë kujdesin maksimal të Komunës së Gjilanit me të gjitha kapacitetet tona drej tsukseseve të reja.
Urime dhe shumë suksese në Superligë.Ju priftë e mbara”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri./21 Media
