Mandzukic është i Juventusit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mario Manduzukic mund të quhet lojtar i ri i kampionit në fuqi të Italisë, Juventus.
Sulmuesi kroat do ta lë kryeqytetin spanjoll Madridin dhe skuadrën e tij Atletico për t’iu bashkuar Juventusit ku do të jetë zëvendësim i Carlos Tevezit i cili pritet të largohet.
Marrëveshja mes dy klubeve, Atletico Madrid dhe Juventus është arritur, ku torinezët do të paguajnë 18 milionë euro për shërbimet e sulmuesit kroat si dhe bonuset.
Zyrtarizimi i kroatit si lojtar i Juventusit pritet të bëhet gjatë ditës së premte nga ana e dy skuadrave që kanë gjetur gjuhë të përbashkët vetëm pas një takimi të mbajtur.
Mandzukic largohet nga Atletico vetëm pas një stinorit si sulmuesi kryesor i ‘Los Colchoneros’, ku nga 43 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat arriti të shënoj 20 gola.