Marrëveshja e Ohrit duhet të mbindërtohet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Marrëveshja e Ohrit fatkeqsisht u devalvua nga vet ata të cilët duhej ta implementonin. MO nuk dha fryte të duhura ne shoqërinë maqedonase, përderisa në shoqërinë shqiptare deri diku pati një impakat pozitiv dhe këtu është problemi se kjo eshte një marrëveshje e cila vazhdon ta mbajë ndaras shoqërinë në Maqedoni. Nuk solli zhvillim ekonomik te shqiptarët, një marrëveshje qe i bëri disa ndryshime kozmetike në aspektin etnik te barazisë së gjuhës dhe flamurit, por ato janë vetëm një gjysëm zghidhje.
Për përmirësimin e statusit juridik dhe politik të shqiptarëve në Maqedoni, sipas Azemit nevojitet një marrëveshje tjetër apo ridefinim kushtetues, e cila do ti trajtonte të barabaratë të gjithë qytetarët në vend.
MO duhet të mbindërtohet me një ridefinim të ri politk për shqiptarët në Maqedoni, por gjithmonë duke u thirr në këtë marrëveshje e cila megjithatë bëri një kthesë në vitin 2011 dhe tani duhet ose një marrëveshje të re ose një ridefinim i ri politik kushtetues institucional në Maqedoni.
Marrëveshja e Ohrit si dokument që konfirmoi gjetjen e kompromisit politik në fund të një konflikti etnik, sipas parashikimeve është dashur të implementohet deri në fund të vitit 2004, gjegjësisht në fillim të 2005.Kjo nënkupton mungesë të vullnetit politik të strukturave të njëpasnjëshme qeveritare, lidhur me jetësimin e marrëveshjes në fjalë.
Emin Azemi