Në kuadër të iniciativës “Mendoj për Ty” që ka prë qëllim të përkrah femrat e dhunuara në luftën e fundit në Kosovë, sot në stadiumin e Prishtinës, janë varur mbi 5 mijë fustanë, të cilët janë grubullua për më shumë se një muaj në mbarë Kosovën.
Të premten më 12 Qershor stadiumi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët nga ora 10 deri në 17 për të parë ekspozenë e fustaneve.
Fustane kanë dhuruar edhe shumë VIP-a nga skena e artit dhe politikës, ndër to edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Pas të premtes, sipas organizatorëve këto fustane do të ruhen në një vend të sigurt deri në realizimin e një skulpture. / 21MEDIA
