Ja pse është mirë që urgjent të eliminoni shprehinë e ngrënjes së thonjëve..
1. Është e dëmshme për dhëmbët tuaj – Ngrënia e thonjve i bën dhëmbët tuaj të punojnë më shumë seç duhet, gjithë ditën. Kjo mund ta bëjë kafshimin tuaj të mos funksionojë mirë dhe të rrisë rrezikun e mënyrës së bluarjes së ushqimit.
2.Ky zakon mund t’ju sëmurë – Duart tuaja mbulohen me llojin më të keq të baktereve. Duke ngrëne thonjtë ju i merrni bakteret përmes gojës, ato shkojnë në zorrë dhe kjo mund të shkaktoj infeksione të zorrëve. Për më tepër nëse përtypni sasi të mëdha manikyri thonjsh kjo ju sjell probleme me mushkëritë, veshkat dhe sistemin nervor.
3.Do të keni dhimbje gishtash – Ngrënia apo kafshimi i thonjve do të provokojë edhe gjakderdhje në gishtat tuaj dhe kjo mund të çojnë në inflamacione apo infeksione.
4. Mund të përhapë lythat – Epo nëse nuk u bindët me pikat më lartë duhet të bindeni tani! Virusi që shkakton lythat është një infektim i zakonshëm për ngrënësit e thonjve. Nëse ndodh, ky virus mund të përhapet në buzë, në gojë e më tej, ndaj hiqni dorë nga ky zakon.
