(E plotesuar)
Ka shkuar në 101 numri i të vdekurve nga rrëzimi i vinçit në Xhaminë e Madhe të Mekës.
Së paku 200 persona janë të lënduar në aksidentin që besohet se e shkaktuan erërat e fuqishme dhe vetëtimat.
Daily Mail ka publikuar një raport në të cilin thuhet se vinçi i rrëzuar i përket firmës së Bin Ladenit, personi i cili mori përsipër sulmin mbi Kullat Binjake.
—————–
(E plotesuar)Shkon në 87 numri i viktimave pas tragjedisë së rëndë në xhaminë kryesore në Mekë, Masjid al-Haram. Ndërkaq të plagosur numërohen mbi 180 persona.
Shkak i këtij bilanci të rëndë viktimash ka qenë shembja e një vinçi. Vinçi i përmasave të mëdha ra si pasojë e një stuhie shiu.
Mes viktimave janë edhe shumë pelegrinë nga shtete të tjera të botës. Xhamia ka qenë e mbushur me besimtarë në momentin që ka rënë vinçi.
Bilanci i viktimave është në rritje.
—————–
Të paktën 62 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, si pasojë e rrëzimit të një vinçi mbi Xhaminë e Madhe në Mekë. Autoritetet e Mbrojtjes Civile në Arabinë Saudite, e kanë konfirmuar incidentin në Twitter.
Deri tani numërohen rreth 30 persona të plagosur, ndërsa numri parashikohet të rritet në orët në vijim. Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, por imazhet në mediat sociale tregojnë një numër të madh njerëzish të vdekur dhe të plagosur.
Pelegrinazhi vjetor mysliman do të zhvillohet në fund të këtij muaji, dhe autoritetet saudite po përgatiteshin për të pritur miliona besimtarë myslimanë në Mekë. Miliona myslimanë nga e gjithë bota do të mblidhen në qytetin e shenjtë mes 21-26 shtatorit.
https://youtu.be/_yK6Njguf98











