Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, paralajmëroi Athinën se duhet të gjejë ujdinë me huadhënësit e saj para ditës së hënë, kur mbahet takimi i udhëheqësve të Bashkimit Europian. “Në të kundërt, samiti nuk do të jetë në gjendje që të marrë ndonjë vendim”, tha Merkel.
Greqisë i kanë mbetur 11 ditë për të gjetur një marrëveshje për 1.6 miliardë Euro, aq sa është kësti i radhës që duhet të derdhë në llogaritë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të kundër duhet të përballet me falimentin. / 21MEDIA
