Pak ditë përpara se të niset për një vizitë në Ballkanin Perëndimor, kancelarja gjermane Angela Merkel dha një mesazh të shkurtër video.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë anëtarësimi në BE, tha Merkel.
Sipas saj, pavarësisht vështirësve, ka përparim.
Në lidhje me Shqipërinë, kancelarja tha se ka ende shumë punë për të bërë, por vendi është tani vend kandidat për në BE.
“Edhe për Shqipërinë mund të thuhet se kemi bërë progres, por ka akoma shumë, shumë probleme të mëdha”, tha Merkel, raporton Stern.
