Miliona njerëz në mbarë botën bënë joga në sheshet publike për të festuar kështu të parën Ditë Ndërkombëtare të Jogës.
Festimet i udhëhoqi kryeministri indian Narendra Modi, që e kërkoi shpalljen e ditës ndërkombëtare gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB shtatorin e shkuar.
Kërkesa u miratua dhjetorin e shkuar.
“Joga është një dhuratë e paçmuar nga tradita e lashtë indiane. Ajo simbolizon unitetin mes mendjen dhe trupit, mendimit dhe aksionit, harmoninë mes njeriut dhe natyrës,” tha ai.
