Miratohet ribalanci i parë i buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2015

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gostivar 30 shtator 2015 (MIA) – Në seancën e 24-të të Këshillit të Komunës së Gostivarit në rend dite ishte edhe propozim ribalanci i buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2015, i cili ka zvogëlim për vetëm 4,08 për qind nga buxheti i paraparë për vitin fiskal.
Siç thuhet në kumtesën e komunës së Gostivarit, sqarime para këshilltarëve dha Shiret Elezi, udhëheqëse e Sektori për çështje financiare, e cila nënvizoi se buxheti i përgjithshëm me rebalancin është planifikuar 1.077.000.000,00 denarë edhe atë buxheti themelor me pjesëmarrje prej  37,5 për qind, vetëfinancim me pjesëmarrje me  2,28 për qind, donacione me 3,36 për qind,  kreditë me 4,1 për qinddhe dotacione prej 52,6për qind.
“Arsye për rebalansin e buxhetit është për shkak të ndryshimit të buxhetit qendror të Republikës së Maqedonisë në pjesën e transfereve, kërkesat  e shfrytëzuesve buxhetor të cilët janë nën kompetencat e komunës, vendime të reja të këshillit, ndryshimet në programin për zhvillim për vitin 2015 dhe ndjekja e pagesave të të ardhurave tatimore dhe derdhjet”, theksoi mes të tjerash Elezi. Propozim ribalansi i buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2015, u miratua me pëlqimin e 17 këshilltarëve.
Pikë tjetër e rëndësishme ishte vendimipër huamarrje afatgjate të brendshme të  Komunës së Gostivarit në kuadër të përkrahjes nga Fondi për zhvillim infrastrukturorë të komunave. Vendimi rregullon huamarrjen e cila do të arrihet me oferta që do të jepen nga bankat komerciale në vend, në kuadër  të përkrahjes të siguruar nga  Fondi për zhvillim infrastrukturorë të komunave (MIDF) në vlerë prej 23.600.000,00 denarë.
Pajtim Saiti, përgjegjës i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe implementim projektesh, deklaroi se qëllimi i huazimit përmes kësaj huamarrje afatgjate është financimi i projektit kapital për investime në ndërtimin e urës mbi lumin Vardar. Ai potencoi se ura e tret  për komunikacion mbi lumin Vardar është një projekt me prioritet shumë të lart për Komunën e Gostivarit dhe qytetarët e saj.
“Realizimi i investimit në urën e re do të shkaktojë një numër të madh përfitimesh socio-ekonomike, për këtë arsye Komuna e Gostivarit vendosi lart angazhimin e vetë të plotë në mbështetjen e realizimit të këtij projekti me prioritet për Komunën e Gostivarit”, tha Saiti.
Po ashtu, këshilltarët aprovuan edhe propozim vendimin për vazhdim të afatit për pranimin e kërkesave për shlyerje të njëhershme të borxheve të qytetarëve në Komunën e Gostivarit. Në këtë çështje, u miratuan edhe 25 vendime për shlyerje të njëhershme të borxhit të qytetarëve në bazë të taksës komunale për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik.
Këshilltarët aprovuan edhe raportet për punë vjetore të disa shkollave fillore dhe të mesme publike, si dhe raportin vjetor të IPKF “Gëzimi fëmijëror”, në Komunën e Gostivarit. Sa i përket kësaj lëmije, po ashtu u aprovua edhe propozim – konkluzioni për dhënie pëlqim statutit të çerdhes private për fëmijë “Star” – Gostivar.
Këshilltarët aprovuan edhe propozim – konkluzionin për dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të  shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, për shfrytëzim  të lokalit të kuzhinës, propozim – Konkluzionin për  dhënie  pëlqim  Vendimit të Këshillit Drejtues të shkollës fillore “Bashkimi”, për dhënie në shfrytëzim të sallës sportive, si dhe propozim – aktvendimin për shkarkim dhe  emërim të anëtarit të Këshillit  Drejtues të Ndërmarrjes  Publike  për ekonomizim me sallën sportive “Rinia” thuhet mëtej në kumtesën e komunës së Gostivarit.