Ndalohen 120 refugjatë ilegalë në Detin Egje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ndalohen 120 refugjatë me kombësi siriane, irakiane, pakistaneze dhe afgane në brigjet e Detit Egje, në afërsi të Ayvacık-ut pranë Çanakkalasë.
Sipas informacioneve të marra nga reporteri i AA thuhet se ekipet e rojës bregdetare në 3 operacione të ndryshme kanë arritur të ndalojnë 120 refugjatë të paligjshëm të cilët kishin si destinacion ishujt e Greqisë. Në bordin e anijeve të ndaluar kishte 80 shtetas sirianë, 11 irakianë, 12 pakistanezë dhe 17 afganë.
Refugjatët e ndaluar nga roja bregdetare iu dorëzuan xhandarmërisë së Turqisë dhe më pas ata u dërguan në qendrën e riatdhesimit të refugjatëve.