Tetovë, 30 shtator 2015 (MIA) – Më 29.09.2015 në repartin policor Grupçin, 44-vjeçari S.S. nga Grupçini, dje pasdite rreth orës 18, përmes familjarit të afërt, me telefon ka raportuar se në fushën në afërsi të vendit të quajtur “Çezma” e cila gjendet mbi këtë fshat të Tetovës, është gjetur i vdekur djali i tij 16-vjeçar A.S, me një plagë nga një armë zjarri, në anën e majtë të gjoksit.
Menjëherë pas raportimit, prokurori publik, dhe ekipi i SPB-Tetovë dhe mjeku ligjor kanë bërë inspektimin në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur trupi i pajetë i A.S 16-vjeçar, ku pranë tijë ndodhej një armë “Beretta” e kalibrit 9 mm dhe disa plumba të të njëjtit kalibër.
Sendet e gjetura janë marrë për ekspertizë, dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i A.S është planifikuar për të kryer autopsia. Në vazhdim po bëhen hetime të vazhdueshme që do të hedhë në dritë mbi të gjitha detajet që kanë të bëjnë me rastin.
