Në vend të këmbëve një top basketbolli, historia e vajzës që u bë kampione noti
Rrugëtimi i një vajze të vogël kineze për të ndërtuar një të ardhme për veten, pavarësisht se humbi të dyja këmbët e saj në një aksident tragjik, është kthyer në histori frymëzimi për mijëra njerëz me aftësi të kufizuar në Kinë por edhe në mbarë botën.
Qian Hongyan, nga Yunnan, jug-perëndim të Kinës, bëri bujë në vitin 2005 kur ajo u fotografua duke ecur me ndihmën e një topi basketbolli.
Sot, e njëjta vajzë është kampione noti në Lojërat Paraolimpike.
Në vitin 2009, Qian me shumë vendosmëri u bë kampione kombëtare në Paraolimpiadën Kombëtare Kineze në Konkursin e Notit.
Shtatorin e kaluar, ajo fitoi një medalje tjetër të artë në garën 100 metra stil bretkose në provincën e saj.
4 vjeçarja Qian Hongyan pas një aksidenti tragjik në vitin 2000, ku pothuajse humbi jetën, iu desh që doktorët të prisnin këmbët.
Familja e saj jeton në një varfëri të tejskajshme, ata merren me kultivimin e prodhimin e mëndafshit.
Gjyshi i Qian i ka prerë një top basketbolli për ta bërë më të lehtë ecjen e mbesës së saj.
Topi i basketbollit e ndihmon atë të balancojë trupin kur ajo lodhet në sajë edhe të dy doreza prej druri që i mban në duar.








