Tre të rinj francezë që u arrestuan të hënën për shkak të dyshimit se kanë planifikuar sulme terroriste kanë pranuar se i takojnë organizatës terroriste ISIS.
Në aksionin e policisë të hënën te një bazë ushtarake në jug të Francës janë arrestuar katër të rinj, në mesin e të cilëve edhe një ish marinar, ndërkaq më i riu një 16 vjeçar është liruar transmeton France Press.
Besohet se ata kanë pasur plan që ta vrasin një udhëheqës ushtarak me heqje koke, ta xhirojnë dhe ta publikojnë në rrjete sociale.
Prokurori Fransua Molen ka thënë se njëri nga të dyshuarit, 17 vjeçar kishte marrë udhëzime nga një ekstremist në Siri që të sulmojë në Francë pasi që ai nuk mundej ta lëshojë vendin që të bëhet xhihadist në Siri pasi që ishte nën kontroll.
Sipas burimeve të sigurta që të tretë kanë planifikuar që të udhëtonin për në Siri por nëna e 17 vjeçarit e shqetësuar për radikalizmin e të birit i ka lajmëruar autoritetet.
