New York: Filloi Samiti Global Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm(Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Nju Jork sot filloi Samiti Global i Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, nën kryesimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ku po marrin pjesë udhëheqës të 100 shteteve të botës, përfshirë edhe krerët e shtetit të Kosovës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë thirrje për përpjekje të reja për të frenuar rrjetet e radikalizuara që po tërheqin rekrutë për grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS).
Obama ka thënë se është i bindur se Shteti Islamik do të mposhtet, porse një gjë e tillë “do të marrë kohë”.
Raporton i dërguari special i RTV21, Eugen Saraçini./ 21 Media

samiti
SAMITI