Orizarja me çerdhe, trajtim gjithëditor edhe për fëmijë me nevoja të veçanta

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Për banorët e fshatit Orizare sot ishte festë. Për më të vegjlit u hap kopshti, në të cilën do të vendosën 10-15 fëmijë. Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani, vlerësuan si hap të rëndësishëm fillimin e punës të kopshtit të fëmijëve. Objekti ka një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 500 m2, me oborr prej 1650 m2 dhe me të gjitha hapësirat tjera të nevojshme, për çka janë shpenzuar mbi 20 milionë denarë.
“Fëmijët tanë duhen të largohen nga rruga dhe duhen të fillojë përkujdesja institucionalë prej viteve të hershme. Prandaj angazhimet tona  si pushtet lokal do të jenë  që të krijomë kushte për kujdesie institucionalë të fëmijëve dhe të rinisë”, deklaroi Sadulla Duraku, kryetar i komunës së Likovës.
Në Orizare po ashtu filloi punën edhe qendra për trajtim ditor të fëmijëve me nevoja të veçanta. Ministri i Punës dhe Politikave Sociale tha se përveç në këtë fshat, kjo ministri vazhdimisht do të angazhohet në zgjerimin e qendrave ditore për fëmijë në çdo komunë.
“Ministria e punës dhe politikës sociale dhe qeveria e Maqedonisë në këto dy objekte ka investuar 37 milion denarë çka do të thotë ndihma është  prej qeverisë Maqedonisë për komunën tuaj”, theksoi Dime Spasov, ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
Ministri i pushtetit lokal Lirim Shabani tha se pushteti  qendror në bashkëpunim me komunën edhe në të ardhmen do të vazhdojë me investime tjera, pasi që infrastruktura sa më e mirë, përveç se krijon kushte për jetesë më të mirë, njëherit krijon edhe kushte më të mira për investime.  Për fillim, çerdhja do të startojë me 10 deri 15 fëmijë dhe me personel prej 4 të punësuarve, në mesin e të cilëve dhe një defektolog.
Zimer Jashari