Paraburgim për të dyshuarin për vrasje të vitit 1993

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar paraburgim të pandehurit Enver (Jahir) Islami nga Podujeva, i cili dyshohet për një vrasje të rëndë që kishte ndodhur më datën 28.04.1993 në Podujevë.
Islami, sipas Gjykatës dyshohet se kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Xhemshit Ajvazin në prezencë të familjarëve të të ndjerit Xhemshit dhe pastaj ishte arratisur në Spanjë ku kishte kryer edhe një vrasje tjetër të dyfishtë.
Gjykata në komunikatën e saj thotë se i pandehuri ka qenë në ndjekje penale nga autoritetet e atëhershme –përkatësisht nga Gjykata e Qarkut në Prokuplje e cila deri në vitin 1999 sipas Vendimit të Kuvendit të Republikës së Serbisë ishte caktuar me kompetencë lëndore dhe territoriale për Komunën e Podujevës.
“I pandehuri Enver Islami është deportuar nga organet e Spanjës dhe ndaj tij do të zhvillohet procedura penale në Republikën e Kosovës për vepër të rëndë penale të kryer në vitin 1993”, thuhet më tutje në komunikatën e Gjykatës.