Institucionet kompetente të Turqisë kanë ndërprerë bllokadën e vënë më parë të qasjes në rrjetin social Twitter, e cila u vendos për shkak të mos respektimit të vendimit gjyqësor për largimin e të gjitha video-incizimeve dhe mesazheve të papërshtatshme në lidhje me sulmin e fundit terrorist në qytetin kufitar Suruç.
Me kërkesën e prokurorisë, gjykata morri vendimin i cili ndalon të gjitha mediat për publikimin e incizimeve dhe mesazheve që përfshijnë thirrje për veprime të paligjshme që lidhen me sulmin terrorist i cili në atë qytet kufitar ndodhi të hënën, ndërsa i njëjti vendim urdhëroi edhe heqjen e të gjitha përmbajtjeve të tilla nga interneti dhe rrjetet sociale.
Unioni Turk i Ofruesve të Shërbimeve të Internetit këtë vendim ia dorëzoi të gjitha mediave në vend si dhe ekipeve menaxhuese të Twitter-it, Facebook-ut dhe YouTube-it.
Facebook dhe YouTube respektuan vendimin duke larguar të gjitha përmbajtjet e diskutueshme, ndërsa Twitter nuk bëri këtë, pas së cilës u bllokua edhe qasja në këtë rrjet social.
Qasja në Twitter pas disa orë të bllokadës është mundësuar përsëri, ndërsa kushti paraprak ishte largimi i të gjitha përmbajtjeve të diskutueshme.
Sulmi terrorist në qytezën Suruç në juglindje të Turqisë, është kryer të hënën. Në këtë sulm humbën jetë 32 persona, ndërsa në mesin e më shumë se 100 të plagosurve 20 persona akoma ndodhen në rrezik për jetën. Sulmi dyshohet se është vepër e vetëvrasësit me bombë i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes në oborrin e Qendrës së kulturës në qendër të qytetit, ky ishin tubuar anëtarët e shumtë të një shoqërie civile.
Menjëherë pas sulmit, në internet janë shfaqur pamjet amatore të shpërthimit dhe vendit të ngjarjes ku shihen trupat e të vrarëve.
Forcat kompetente turke janë duke kryer një hetim të gjerë, ndërsa të dhënat e deritanishme tregojnë lidhjet ndërmjet sulmuesve me organizatën terroriste DAESH.
