Në Angli nuk i tolerojnë sjelljet aspak korrekte dhe hileqare në fushë dhe i fundit që e ka pësuar është Diego Costa.
Sulmuesi i Chelseat u bë protagonist fundjavën e shkuar në derbin kundër Arsenalit, sepse provokoi kartonin e kuq për mbrojtësin kundërshtar Gabriel dhe vetë ia hodhi paq, sepse u pa nga gjyqtari ndeshjes asnjë veprim i tij, edhe pse kreu disa ndërhyrje rresht ndaj mbrojtësit Koscielni, para se të përleshej me Gabrielin.
Megjithatë, federata angleze hapi një procedim disiplinor ndaj sulmuesit spanjoll, i cili tashmë është dënuar me 3 ndeshje pezullim.
Ndërkaq, një fitore të vogël morale e ka arritur edhe Arsenali, sepse mbrojtësi Gabriel është falur dhe kartoni i kuq për të është anuluar.
Tani pritet reagimi i Mourinhos, i cili pas ndeshjes lavdëroi sulmuesin e vet.
